Patjeter qe po.Kur ne marim nje kredi ne banke,vendosim si kolateral shtepine apo cdo lloj pasurie te paluajtshme qe sherben si garanci ne rast mosshlyerje.Nese ne vendosim ta shesim pronen qe e kemi lene si garanci,hipotekimi nuk pengon realizimin e shitjes.Ja hapat qe duhet te ndjekim:
Ne radhe te pare duhet te informojme bleresin mbi statusin aktual te prones,faktin qe eshte e ngarkuar me nje barre hipotekore.
Te lidhet nje kontrate premtim per shitje te noterizuar,ku bihet dakort qe bleresi te paguaje pjesen e cmimit te shitjes qe perkon me shumen e pashlyer te kredise.
Ti paguhet bankes detyrimi per te likujduar plotesisht kredine
Banka te leshoje Deklarate Noteriale qe verteton lirimin e prones tuaj nga barra hipotekore
Kjo Deklarate te regjistrohet ne Agjencine Vendore te Kadastres
Te leshohet kartela e re e pronesise qe verteton gjendjen e lire te prones qe doni te shisni.
Te lidhet kontrata e shitjes ku bleresi paguan pjesen e mbetur nga cmimi i shitjes.