”’Shtepi e embla shtepi'”
Kjo eshte ,besoj shprehja tipike e gjithesecilit prej nesh ,kur behet fjale per strehen qe mbart kujtimet me te bukura.Kur dikush vendos te bleje nje shtepi,padyshim ka ne mendje ‘”ate idealen'”
Para se te zgjedhim ,duhet te tregohemi racionale per te percaktuar buxhetin qe ne kemi aktualisht.Jo gjithmone disponohen parate ne momentin e blerjes,por kjo nuk do te thote qe gjerat jane te pamundura.
KENI DEGJUAR PER KONTRATEN E SHITJES ME REZERVIM PRONESIE?
Kjo eshte nje kontrate ku bleresi dhe shitesi bien dakort qe cmimi i shitjes,te paguhet me keste te percaktuara ne kete kontrate,ne baze te nje kalendari kohor,te percaktuar qartazi ne kontrate.Nga momenti nenshkrimit te kesaj kontrate bleresit i lind e drejta te marre ne dorezim pronen.Ne kete faze bleresit nuk i ka kaluar akoma e drejta e pronesise.Nese bleresi nuk paguan qofte dhe nje kest brenda afatit te percaktuar,shitesi ka te drejte te zgjidhe kontraten dhe ti ktheje pagesat e kryera bleresit(duke hequr vleren e kohes se shfrytezimit te prones nga bleresi)
Kur vjen momenti i pageses se kestit te fundit,shitesi leshon nje deklarate noteriale,ku pranon se ka marre te plote cmimin e shitjes se prones.Kjo deklarate duhet te dorezohet brenda 30 ditesh ne Kadaster nga data e nenshkrimit.Ne perfundim te procedurave blersi pajiset me certifikaten e pronesise se prones se blere.