Tregu imobiliar eshte shume dinamik.Padyshim, gjate procesit te shitblerjes se nje pasurie te paluajtshme qellimi i gjithsecilit eshte te arrije rezultatin e deshiruar,por mungesa e informacionit mbi tregun imobiliar,kostot qe shoqerojne procesin,mund te kthehen ne pengese serioze per realizimin me sukses te transaksionit.Ja disa nga gabimet klasike qe duhet ti shmangni:
MBIVLERESIMI PA LOGJIKE I PRONES TUAJ
Ky eshte nje nga shkaqet kryesore qe prona juaj nuk po gjen bleres potencial.Shpesh here njerezit vendosin cmimin e nje prone duke u nisur nga nevojat financiare qe ato kane dhe jo nga vlera qe realisht prona ka.Shume veta e mbivleresojne pronen duke u bazuar ne vleren monetare te permiresimit dhe mobilimit,dhe jo ne vleren qe keto i kane shtuar realisht prones.Duhet te keni parasysh se cdo bleres kerkon ta pershtasi shtepine sipas shijeve te tij,dhe sado te kushtueshme te jene investimet e kryera,vleresimi i tyre nga bleresi potencial eshte subjektive.Nje nga treguesit e mbivlersimit te nje prone eshte koha e gjate ne treg pa u shitur.Koha mesatare e shitjes se nje prone eshte 6 muaj.Mos harroni se “cmimin e duhur te nje prone e vendosin bleresit dhe jo shitesit”.Shume bleres kane inat te bejne negociata me prona te mbivleresuara.Mbivlersimi humb interesin e te tjereve kur prona te ngjashme shiten shume me lire se e juaja.Pra ne nje fare menyre ju po ndihmoni konkurentet tuaj.
MUNGESA E FLEKSIBILITETIT NE NEGOCIM
Gjate nje transaksioni te dy palet perpiqen te perfitojne marreveshjen me te mire te mundshme,por jo rralle here ndodh qe procesi deshton kur palet nuk kane deshire ti binden kerkesave te njeri tjetrit.Duhet te dini se ne treg ka me shume prona ne shitje sesa bleres,keshtu qe oportunitetet per blerjen e pasurive duhet te trajtohen me seriozitetin dhe fleksibilitetin e duhur sepse bleresi nuk qendron gjithmone pas portes tuaj.
MOSPERGATITJA E PRONES PER SHITJE
Njerezit qe marin parasysh per te shitur nje prone duhet te marrin masa per rregullimin e aspekteve ligjore,tatimore, dhe teknike qe e bejne nje pasuri te pershtatshme qe ti nenshtrohen procesit te shitjes.Te aspektet teknike futet dhe ana estetike,pasi ky eshte nje element thelbesor ne impaktin e pare te bleresit.
SHITJA PA NDIHMEN E NJE AGJENSIE IMOBILIARE
Informacioni mbi tregun imobiliar eshte nje aset i cmuar i konsulentit imobiliar.Nje orientim i duhur mbi vleren e prones tuaj rrit shanset e shitjes me sukses.Gjithashtu ai do te promovoje pronen tuaj permes instrumenteve me efikase te marketingut.